Elezi ngre alarmin: Bizneset e eskortave mund të shfrytëzohen për spiunazh

Prishtinë | 24 Kor 2026 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka ngritur shqetësime për mundësinë që biznese të caktuara si çështja e eskortave në Kosovë, të shfrytëzohen nga shërbime të huaja për qëllime të spiunazhit dhe ndikimit në çështje të sigurisë kombëtare.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Elezi tha se mungesa e reagimit nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë ndaj këtyre aktiviteteve është shqetësuese.

Sipas tij, në biznese të tilla mund të depërtojnë persona të trajnuar nga shërbime të huaja, të cilët mund të kenë qasje te individë me rëndësi për sigurinë e vendit.

Ne jemi shqetësuar dhe vazhdojmë të shqetësohemi nëse në kuadër të këtij lloj biznesi, shërbimet e huaja sekrete arrijnë me depërtu vajza, gra, të cilat janë mirë të trajnuara dhe për të cilat mund të jenë klientë edhe persona me ndjeshmëri në çështjen e sigurisë kombëtare.”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka kritikuar performancën e policisë dhe prokurorisë, duke thënë se mungesa e veprimeve konkrete për hetim dhe ndjekje penale ndaj këtyre rasteve kërkon më shumë vëmendje.

Elezi ka theksuar gjithashtu se institucionet e zbatimit të ligjit duhet të fokusohen edhe në verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë, përfshirë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme