Ende në arrati, policia shpall në kërkim të dyshuarin për vrasjen e 18 vjeçares – kërkon ndihmë nga qytetarët

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, drejtoria në Ferizaj ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të identifikuar dhe për të gjetur vendndodhjen e Dardan Krivaqës, personit i cili dyshohet se e ka vrarë dje 18 vjeçaren në Ferizaj.


Policia ka radhitur edhe specifikar trupore të të dyshuarit dhe gjithashtu ka bashkangjitur fotografitë e tij.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’.

Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) . I njejti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici  dhe është në arrati.

Personi i kërkuar është Dardan( Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992 , adresa : rr,,Ramdan Rexhepi ’’ kati V-të , nr # 3-Ferizaj .

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.

Dardan ( Emrush ) KRIVAQA  :
Data dhe viti i lindjes: 25.08.1992
Adresa: rr,,Ramadan Rexhepi’’ kati V-të , nr # 3, Ferizaj
Flokët : të zeza
Sytë : të kaftë
Gjatësia: nuk dihet
Pesha: nuk dihet
Tatuazh : në të dy krahët.


Të ngjashme