Enver Sekiraqa kthehet në burg

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 00:25 | Nga

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka bërë të ditur se Enver Sekiraqa është kthyer në burg.

“Po, ai tashmë është duke u kthyer në burg. Vendimin e ka marrë Gjykata e Apelit. Polica është duke e shoqëruar”, ka thënë Zogaj per Express.

Pas lirimit të Enver Sekiraqës, i akuzuari për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, ka pasur reagime të shumta, mirëpo ai do të kryejë dënimin.

Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme