Epidemia në Stamboll është nën kontroll, thotë ministri i Shëndetësisë

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, tha se epidemia e koronavirusit, tani është nën kontroll, në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, raporton AP.

Ai e krahasoi Stambollin me qytetin Vuhan të Kinë, ku për herë të parë shpërtheu epidemia në fund të vitit të kaluar.

“Stambolli ishte Vuhani turk”, tha ai për gazetën Sabah, duke shtuar se epidemia në këtë qytet është vënë nën kontroll duke monitoruar kontaktet e bëra nga një ekip ekspertësh, si dhe duke i trajtuar ato në fazat e hershme të sëmundjes.

Ministri tha se ekspertët janë bërë “detektivë mjekësorë në gjurmimin e rasteve të reja” dhe shtoi se do të ishte shumë e vështirë që të parandalohej ndryshe përhapja e virusit.

Sipas të dhënave më të fundit në Turqi janë 101,790 raste me COVID-19, ndërsa 2.491 njerëz kanë vdekur.

Të ngjashme