Erdogan me maskë të bardhë falet për herë të parë në “Hagia Sophia”

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan iu bashkua mijëra besimtarëve në Hagia Sophia të premten për lutjet e para atje që kur e shpalli objektin si xhami edhe një herë.

Erdogan dhe ministrat e tij me maska të bardha në fytyrë si masa paraprake ndaj Covid-19, u gjunjëzuan në qilima blu në fillimin e një ceremonie që shënon kthimin e objektit fetar në strukturën antike.

Hagia Sophia u hap për lutjet e së premtes për herë të parë qëkur autoritetet turke vendosën se ky objekt mund të shndërrohej në xhami.

Vendi i Trashëgimisë Botërore Unesco 1.500 vjeçar u shndërrua në muze në vitin 1934.

Por një gjykatë turke anuloi statusin e saj, duke thënë se çdo përdorim tjetër përveç se të një xhamie nuk ishte “i mundur legalisht”.

Vendimi për ta kthyer atë në një xhami u kritikua nga udhëheqësit fetarë dhe politikë në mbarë botën.

Hagia Sophia u ndërtua si një katedrale e krishterë ortodokse dhe u kthye së pari në një xhami pas pushtimit osman nëntë shekuj më vonë, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme