Erdogani realizon vizitë të papritur në Tunizi

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka realizuar një vizitë të papritur të mërkurën në Tunizi për të biseduar me homologun e tij, Kais Saied, duke shënuar kështu vizitën e parë të presidentit turk prej kur Tunizia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale në vjeshtë të këtij viti.

Kjo vizitë vjen teksa Turqia ka shtuar përpjekjet për të arritur marrëveshje me kombet e Mesdheut, meqë për këtë hapësirë ka mospajtime me Greqinë për brigjet e ishullit të ndarë të Qipros.

Muajin e kaluar, Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të demarkakimit të kujfive detarë me Qeverinë e Libisë, hap që ka zemëruar Greqinë.

Athina ka thënë se marrëveshja shkel ligjin ndërkombëtar, derisa Ankaraja e arsyeton vendimin e saj duke thënë se ka për qëllim të mbrojë të drejtat e njerëzvve në atë rajon, dhe është në përputhje të plotë me ligjet për zonat detare.

Të ngjashme