Erdoganit nuk i ngutet: Turqia do ta ketë vaksinën anti-covid në prill

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Përderisa zbulimi i vaksinave kundër koronavirusit në disa shtete po vazhdon me hov, Turqia është duke planifikuar që vaksinën e parë për këtë sëmundje ta ketë në prill të vitit të ardhshëm, tha presidenti i këtij vendi, Rexhep Erdogan.

“Kemi bërë përparim të mirë në vaksinën tonë vendore. Planifikojmë ta hedhim në treg më së voni në prill”, tha Erdogan para grupit parlamentar të partisë që e udhëheq.

Sipas tij, Turqia është duke i përcjellë për së afërmi zhvillimet për vaksinën në Kinë, Rusi, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, shkruan Anadolu.

“Ne tashmë kemi bërë rezervime për disa prej tyre. Shpresojmë që t’i japim vaksinat e para nga fundi i këtij muaji”, shtoi ai.

Zyrtarët turq më herët kanë thënë se punëtorët e sektorit të shëndetësisë dhe disa figura kyçe do të jenë të parët që do të vaksinohen.

Erdogani tha se vaksinat duhet të përdoren për të mirën e përgjithshme të njerëzimit, pavarësisht dallimeve politike apo interesave tregtare.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina si dhe kompani në Gjermani dhe Britani të Madhe kanë thënë se vaksinat e tyre janë treguar efektive gjatë testimit në njerëz dhe pritet që së shpejti t’u jepet leja për hedhje në treg.

Të ngjashme