Ekonomia Online
FUNDIT

Fabrika indiane që prodhon 6000 shiringa për minutë

Fabrika indiane që prodhon 6000 shiringa për minutë

Shiringat aktualisht po përdoren shumë në të gjithë botën për shkak të vaksinimit kundër COVID-19. Një fabrikë në Indi prodhon 6.000 shiringa për minutë. Rajiv Nath, udhëheqës i kësaj fabrike e cila është fabrika më e madhe e shiringave në këtë shtet ka thënë se ai po refuzon deri në 40 kërkesa për shiringa nga […]

Shiringat aktualisht po përdoren shumë në të gjithë botën për shkak të vaksinimit kundër COVID-19.

Një fabrikë në Indi prodhon 6.000 shiringa për minutë. Rajiv Nath, udhëheqës i kësaj fabrike e cila është fabrika më e madhe e shiringave në këtë shtet ka thënë se ai po refuzon deri në 40 kërkesa për shiringa nga e gjithë bota.

Kërkesat për shiringa nga fabrika e tij janë rritur shumë muajve të fundit si pasojë e rritjes së nivelit global të vaksinimit kundër koronavirusit.

Aktualisht fabrika është duke prodhuar deri në 4 milion shiringa brenda ditës mirëpo Nath ka deklaruar se edhe kjo sasi nuk është e mjaftueshme aktualisht, shkruan BBC, transmeton Koha.net. Sipas tij, bota ka nevojë për 10 miliardë shiringa për të vaksinuar vetëm 60 % të popullatës së saj.

Ai shpreson se një koordinim më i mirë ndërmjet Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qeverive nëpër botë dhe prodhuesve të shiringave do të ndikojë në një bashkëveprim më të mirë në aspektin e rritjes së prodhimit.

Të ngjashme