Fakte mbi pengmarrjen e Beslanit

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 16:57 | Nga

Më 1 shtator të vitit 2004, rebelët çeçenë të armatosur morën nën kontroll në orën 9:00 të mëngjesit, një shkollë në Beslan të Rusisë, transmeton Klan Kosova.

Besohet se rebelët morën peng rreth 1200 nxënës të shkollës dhe të rritur në ditën e parë të mësimit.

Rrethimi zgjati deri më 3 shtator 2004 ku më shumë se 330 persona u vranë, dukë përfshirë 186 fëmijë, si dhe më shumë se 700 vetë u plagosën në këtë sulm, përgjegjësinë për të cilin e morri udhëheqësi çeçen Shamil Basayev.

Ndërsa, marrësit e pengjeve supozohet se mbanin rripa vetëvrasës dhe bomba të cilat ishin të vendosura në sallën e basketbollit.

Raportet tregojnë se 31 nga gjithsej 32 pengmarrësit u vranë, ndërkaq në mesin e militantëve thuhet se ishin dy femra.

Më 18 maj 2005, hapet rasti në Gjykatë për të vetmin person të akuzuar në këtë rast, Nur-Pashi Kulayev, që është i vetmi pengmarrës i kapur i gjallë.

Kulayev është shpallur fajtor për terrorizëm dhe akuza të tjera në pjesën e parë të vendimit të tij. Ai u dënua me burgim të përjetshëm më 26 maj 2006.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme