Familjarët kërkojnë varrosjen e shpejtë të Maradonës

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Mijëra argjentinas kanë dalë nëpër rrugët e Buenos Aires për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës së futbollit Diego Maradona.

Arkivoli i tij është duke qëndruar në pallatin presidencial Casa Rosada, i mbështjellë me një flamur argjentinas dhe me numrin 10 të fanellës, shkruan Reuters.

Maradona, shëndeti i të cilit u dëmtua për shkak të varësisë me drogën, vdiq në moshën 60 vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

Qeveria i ka shpallur tri ditë zie për lojtarin që e udhëhoqi Argjentinën në një fitore të Kupës së Botës në vitin 1086.

Ndërsa familja e të ndjerit shpreson që të enjten të bëhet varrimi i tij në varrezat Bella Visa në periferi të Buenos Aires.

Të ngjashme