Ferit Idrizi priti në takim kryetarin e Partisë së Drejtësisë

Prishtinë | 23 Maj 2024 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, dhe kryetarin e degës së PD-së në Vushtrri, Eroll Venhari.

Me këtë rast, kreu i Vushtrrisë tha se bashkë kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe për punët që janë duke u realizuar në Vushtrri.

“Temë diskutimi, ishte situata politike në përgjithësi dhe punët e mira që po bëhen në Vushtrri nga qeverisja jonë lokale. Kryetari Agani na përgëzoi për punën që po bëjmë në transformimin e Vushtrrisë. Faleminderit për vizitën Kryetar Agani”, tha kryetari Idrizi.

Të ngjashme