Feriti në Selanik, merr mbështetje që studentët nga Vushtrria të ndjekin studimet atje

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka zhvilluar vizitë në “CITY College” në Selanik. Ai aty është takuar me Georgios Efstahthiadis – drejtor gjeneral dhe Gregory Dikaios – drejtor për rekrutim në këtë universitet.

Nga aty ai ka marrë mbështetje që studentët nga Vushtrria të ndjekin studimet atje.

Postimi i plotë:

Shumë i nderuar me pritjen nga prof. Georgios Efstahthiadis – drejtor gjeneral dhe Gregory Dikaios – drejtor për rekrutim në “ CITY College” në Selanik.

Shpejt do të fillojmë bashkëpunimin  me CITY College në mënyrë që studentë nga Vushtrria të përfitojnë bursa studimi për të studiuar në këtë universitet ndërkombëtar, me cilësi të lartë të studimeve, i cili rangohet ndër më të mirët në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë qëndrimit takova edhe disa studentë të shkencave kompjuterike nga Kosova.

Të ngjashme