Arben Fetoshi nga Instituti Octopus ka vlerësuar ftesën që presidenti amerikan Donald Trump ia bëri presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të qenë pjesëmarrëse në themelimin e Bordit të Paqes, duke thënë se kjo ftesë ka rëndësi të shumëfishtë, ku ndër të tjerash rikonfirmon Kosovën si shtet sovran, dhe avancon marrdhëniet e saj strategjike me […]
Fetoshi e quan ftesën e Trump ndaj Osmanit “ftesë strategjike”: E rikonfirmon Kosovën si shtet sovran

Arben Fetoshi nga Instituti Octopus ka vlerësuar ftesën që presidenti amerikan Donald Trump ia bëri presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të qenë pjesëmarrëse në themelimin e Bordit të Paqes, duke thënë se kjo ftesë ka rëndësi të shumëfishtë, ku ndër të tjerash rikonfirmon Kosovën si shtet sovran, dhe avancon marrdhëniet e saj strategjike me Shtet e Bashkuara të Amerikës.
“Ftesa e Presidentit Donald Trump drejtuar Presidentes Vjosa Osmani që Republika e Kosovës t’i bashkohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, ka rëndësi të shumëfishtë: e rikonfirmon Kosovën si shtet sovran, avancon marrëdhëniet e saj strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe afirmon rolin e saj si burim i paqes në rajon, duke i dhënë goditje vendimtare propagandës së Serbisë. Të gjitha konstruksionet e saj, që synojnë prezantimin e Kosovës si çështje ende të pazgjidhur politike, si burim destabiliteti në rajon dhe si një vend që “terrorizon” qytetarët serbë, demolohen përfundimisht, në përputhje me Normandy Index 2025, i cili e ka vlerësuar Kosovën si cak të kërcënimeve hibride nga Serbia. Ky instrument i BE-së, që e mat probabilitetin e destabilizimit në bazë të indikatorëve të nxjerrë nga “EU Global Strategy”, e lidh drejtpërdrejt Serbinë me tensionet në veri të Kosovës, duke e klasifikuar atë si burim destabilizimi, për shkak të afrimit të vazhdueshëm me Rusinë dhe Kinën (fq. 66–67)”, ka shkruar ai.
Në këtë shkrim Fetoshi ka përmendur edhe renditen e Kosovës në pozitën e 13 dhe dhe e Serbisë në të 41-të për nivelin e kërcënimeve ndaj paqes e demokracisë në botë, vërteton po ashtu se Kosova është më së miri në rajon për siguri strategjike
“Ndërkaq, renditja e Kosovës në pozitën e 13 dhe e Serbisë në të 41-të për nivelin e kërcënimeve ndaj paqes e demokracisë në botë, vërteton po ashtu se Kosova është më së miri në rajon për siguri strategjike, ndonëse e ekspozuar ndaj presionit hibrid, ndërsa Serbia është shumë më dobët dhe paraqet një aktor destabilizues përmes mjeteve hibride. Në kontekstin aktual gjeopolitik, ftesa e Presidentit Trump është edhe mesazh i qartë për shtetet e organizatat mosnjohëse të Kosovës, që e pozicionon atë si subjekt të barabartë në përpjekjet globale për paqen. Një trajektore e tillë e zhvillimeve ndërkombëtare për Kosovën, duke e lidhur ftesën me Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe me vlerësimin e BE-së në raportin “Hartëzimi i kërcënimeve ndaj paqes e demokracisë në botë”, përbën një sinjal të qartë strategjik: Kosova është subjekt ndërkombëtar, e rreshtuar në anën e duhur të historisë, dhe nuk mund të definohet me narrativat e fabrikuara të Serbisë”, ka shkuar ai.















