Ekonomia Online
FUNDIT

Fillon furnizim ditor me bukë falas për qindra familje skamnore ferizajase

Fillon furnizim ditor me bukë falas për qindra familje skamnore ferizajase

Kryetari komunës së Ferizajit, Agim Aliu është takuar me furrtarët ferizajas. Aty u mor vendim që furrtarët do të ofrojnë bukë falas për familjet skamnore. Postimi i plotë: Solidariteti për familjet në nevojë sidomos tash kur po përballemi me pandeminë e virusit COVID-19, është i domosdoshëm e tregues i vlerave më të çmuara njerëzore. Këtë […]

Kryetari komunës së Ferizajit, Agim Aliu është takuar me furrtarët ferizajas. Aty u mor vendim që furrtarët do të ofrojnë bukë falas për familjet skamnore.

Postimi i plotë:

Solidariteti për familjet në nevojë sidomos tash kur po përballemi me pandeminë e virusit COVID-19, është i domosdoshëm e tregues i vlerave më të çmuara njerëzore. Këtë bën sot furrtarët ferizajas, që prita në takim ku morëm vendim që:

1. Furnizimi me bukë të bëhet ekzkluzivisht në furra, sipas orareve të përcaktuara;

2. Furnizuesit me bukë të marketeve dhe dyqaneve në zona rurale, obligohen të paketojnë produktin në qese plastike.

Furrtarët do të ofrojnë bukë falas për familjet skamnore, pjesë e listës që do ta përpunoj sektori i mirëqenies sociale, e që kryefamiljari mund të shkoj në baza ditore për furnizim në furrën që i caktohet.

Furrtarëve, faleminderit për solidaritetin me familjet skamnore ferizajase.

Fotografia e Agim Aliu
Fotografia e Agim Aliu

Të ngjashme