Flakët djegin Coloradon, dhjetëra mijëra të evakuuar

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Rreth 580 shtëpi, një hotel dhe një qendër tregtare u bën shkrumb teksa dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan pasi flaka përshiu zona të mëdha të shtetit amerikan të Kolorados.

Një zjarrfikës dhe gjashtë persona të tjerë u lënduan, ndonëse autoritet thanë se më shumë lëndime dhe vdekje mund të jenë të mundshme për shkak të intensitetit të zjarreve.

Vlerësimi i dëmeve dhe kërkimi i ndonjë viktime do të nis posa ekipet të lokalizojnë djegiet e jashtëzakonshme në sezonin e dimrit.

Gjithçka nisi kur linjat e energjisë u rrëzuan nga erërat e forta duke u shkaktuar zjarre, më shkatërrueset në historinë moderne të këtij shteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme