Forcat ruse vrasin pesë civilë sirianë në Idlib

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Një grup i mbrojtjes civile ka thënë se aeroplanët luftarakë rusë i kanë bombarduar disa zona të banuara në rajonin Idlib të Sirisë, duke i vrarë së paku pesë civilë.

Në mesin e zonave të goditura ishin fshatrat Kaft Nabl, Ehsim, Kansafra, Sufuhon, Hizareen, Kafar Aweed dhe Deir Sunbul. U bombarduan edhe qytezat Kaft Nouran dhe Darat Izaa në perëndim të Alepos.

Siria ndodhet në luftë civile që nga pjesa e parë e vitit 2011, kur regjimi i Asadit u përpoq t’i shtypte protestat kundër qeverisë, shkruan “Anadolu”

Prej asaj kohe, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.

Në dhjetor të vitit të kaluar, forcat qeveritare siriane, të përkrahura nga ajri nga ushtria ruse, e nisën një ofensivë të ashpër kundër rebelëve në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Ky zhvillim i detyroi dhjetëra mijëra civilë që të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë drejt zonave më të sigurta pranë kufirit me Turqinë.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve për shkak të gjendjes së rëndë të civilëve, të cilët po përballen me mungesë të strehimit dhe temperaturave të ulëta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme