Ekonomia Online
FUNDIT

Fqinja e Rusisë i jep 50 milionë dollarë Ukrainës

Fqinja e Rusisë i jep 50 milionë dollarë Ukrainës

Finlanda i ka ndarë 50 milionë dollarë për Ukrainën në kohën kur po përballet me agresionin rus nga tri anët. Presidenti ukrainas, Zelenskyy ka njoftuar se ka biseduar me homologun finlandez dhe e ka informuar për gjendjen në të cilën ndodhet mbrojtja e Ukrainës. “Diskutuam me presidentin e Finlandës Sauli Niinisto për t’ju kundërvënë agresorit. […]

Finlanda i ka ndarë 50 milionë dollarë për Ukrainën në kohën kur po përballet me agresionin rus nga tri anët.

Presidenti ukrainas, Zelenskyy ka njoftuar se ka biseduar me homologun finlandez dhe e ka informuar për gjendjen në të cilën ndodhet mbrojtja e Ukrainës.

“Diskutuam me presidentin e Finlandës Sauli Niinisto për t’ju kundërvënë agresorit. E informova për mbrojtjen tonë, bombardime të vazhdueshme të Kievit. Mirënjohës Finlandës për alokimin e 50 milionë dollarëve ndihmë. Është një kontribut efektiv për koalicionin kundër luftës. Ne do të vazhdojmë të punojmë. Na duhet t’i rrisim sanksionet dhe përkrahjen për mbrojtjen e Ukrainës”, ka shkruar ai.

Discussed with @niinisto countering the aggressor. Informed about our defense, insidious shelling of Kyiv. Grateful to ?? for allocating $50 million aid. It’s an effective contribution to the anti-war coalition. We keep working. We need to increase sanctions & ?? defense support

— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022

Të ngjashme