Fqinji vret nënën pasi fëmijët e saj po bënin shumë zhurmë

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një afrikano-amerikane nënë e katër fëmijëve u qëllua dhe u vra nga një fqinj, i cili u ankua për “zhurmën” e shkaktuar nga fëmijët që luanin në kopsht.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Marion County, në Florida. Fqinji fillimisht u hodh mbi djemtë, duke hedhur një palë patina drejt njërit prej tyre.

Në atë moment një djalë tjetër hyri në shtëpi për të paralajmëruar nënën e tij, Aj Owens, për incidentin dhe ajo shkoi në shtëpinë e fqinjit i cili e qëlloi atë si kundërpërgjigje.

Familja e viktimës bën thirrje për drejtësi por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Të ngjashme