Franca do të sigurojë pajisje mbrojtëse prej 300 milionë euro për Ukrainën

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Franca do të sigurojë pajisje mbrojtëse për Ukrainën, pasi kjo e fundit u sulmua nga Rusia.

Kështu ka njoftuar sot përmes një fjalimi presidenti francez Emmanuel Macron, por që nuk dha detaje se cilat do të jenë pajisjet, shkruan CNN.

Macron bëri të ditur se Franca do t’i sigurojë Ukrainës një “ndihmë shtesë buxhetore prej 300 milionë euro” dhe “do të sigurojë materialin mbrojtës që i nevojitet”.

Franca nuk ka ofruar më parë armë për Ukrainën, por ka ofruar ndihmë humanitare dhe mbështetje buxhetore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin armët kundër trupave ruse dhe u kanë shpërndarë armë dhe municione rezervistëve.

Të ngjashme