Franca heq karantinën për të vaksinuarit nga ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga vendet e BE do të mund të hyjnë në Francë pa bërë një test COVID-19 nga 9 qershori, sipas rregullave të reja të zbuluara nga qeveria franceze.

Vizitorëve plotësisht të vaksinuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do t’u kërkohet ende të japin një rezultat negativ të testit, megjithëse një kërkesë e mëparshme për ta për karantinë do të hiqet dhe udhëtimet jo-thelbësore nuk do të ndalohen më.

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA klasifikohen në zonat portokalli në Francë. Vizitorët e pa vaksinuar do të duhet të japin një arsye jetike për të hyrë në Francë, një test negativ dhe gjithashtu do të duhet të bëjnë karantinë për shtatë ditë.

Vendet “e gjelbërta” përfshijnë të gjitha vendet e BE-së si dhe Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Izraelin, Libanin dhe Singaporin. Asnjë arsye jetike për hyrje nuk do të jetë e nevojshme, dhe vetëm udhëtarët jo të vaksinuar do të duhet ende të bëjnë një PCR ose test antigjeni prej më pak se 72 orë.

Vendet e klasifikuara “të kuqe” përfshijnë Afrikën e Jugut, Brazilin, Indinë dhe Turqinë. Pavarësisht të vaksinuar apo jo, të gjithë vizitorët do të duhet të japin një arsye jetike për hyrje, një test negativ dhe një periudhë karantine prej shtatë deri në 10 ditë, që do të vendoset pas mbërritjes.

Ndërkohë, Britania e Madhe, është vënë në kritikë mbi vendimin e saj për të hequr Portugalinë nga lista e zonës së gjelbër nga 8 qershori, që do të thotë se kushdo që mbërrin në Britani, duke përfshirë pushuesit e kthyer do të duhet të karantinohet për 10 ditë.

Të ngjashme