Fshati i vogël polak, ku çdo gjë është e mbuluar me piktura

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Njëherë e një kohë, në një fshat të vogël të quajtur Zalipie në Poloni, dikush ka pikturuar një lule në tavanin e shtëpisë me qëllim që të mbulojë një shenjë të shkaktuar nga tymi i shporetit.

Ky fshat ishte i varfër atë kohë dhe thuaje të gjitha shtëpitë kishin shenja të tilla tymi.

Pikturimi i mureve në këtë fshat filloi të bëhej si zakon, derisa të gjitha shtëpitë ishin mbuluar nga to. Përfundimisht çdo gjë në këtë vend ishte mbuluar në lule, nga shtëpitë tek urat, kishat e gjithçka tjetër, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa që nga pranvera e vitit 1948, fshati ka mbajtur konkursin Painted Cottage. Zalipie ndodhet në juglindje të Polonisë vetëm 90 minuta nga Krakovi, ky fshat i bukur me plotë ngjyra është vend i përsosur për një udhëtim unik dhe të paharrueshëm.

  

    

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme