Fsheh drogën në gomë, tenton ta dërgojë në Serbi

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 10:54 | Nga

Policia ka pranuar një informatë një person në fshatin Livoq të Gjilanit ka fshehur në një gomë një sasi të substancës së dyshuar narkotike të cilën do ta dërgonte në Serbi.

Pas një pune operative njësitë policore kanë gjetur gomën dhe pasi e kanë hapur në brendësi të saj kanë gjetur gjashtë paketime me 1324 gramë (një kilogram e treqind e njëzetë e katër gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Lidhur me rastin janë kryer bastisje në dy lokacione por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
I dyshuari i njohur për policinë ndodhet në arrati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme