Ekonomia Online
FUNDIT

FSK-ja e gatshme për operacione jashtë vendit, MF-ja kërkon që shpenzimet t’i mbulojë vet

FSK-ja e gatshme për operacione jashtë vendit, MF-ja kërkon që shpenzimet t’i mbulojë vet

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se FSK-ja synon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me vendet e tjera, raporton Ekonomia Online. “Duke marr për bazë misionin aktual të Forcës së Sigurisë së vendit, është e gatshme për operacione, si dhe duke qenë se rritja për bashkëpunimi me vendet mike është […]

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se FSK-ja synon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me vendet e tjera, raporton Ekonomia Online.

“Duke marr për bazë misionin aktual të Forcës së Sigurisë së vendit, është e gatshme për operacione, si dhe duke qenë se rritja për bashkëpunimi me vendet mike është në progres, atëherë FSK synon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me vendet e tjera”.

Përderisa Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, ka thënë se këto shpenzime nuk janë të parashikuar, prandaj edhe duhet që vet t’i mbulojë kjo ministri.

“Po ju njoftoj që ky dokument ka kosoto shtesë e që nuk është e paraparë në kornizën ligjore, prandaj rekomandojmë që të gjitha aktivitet të mbulohen nga ministra e Mbrojtjes”.

Të ngjashme