FSK-ja në operacion kërkim-shpëtimi në Gurbardh të Malishevës

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 14:03 | Nga

Ekipet  e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dje filluan operacionin e kërkimit të një personi me inicialet M.B nga fshati Gurbardh, kuvendi komunal i Malishevës.

Forca e Sigurisë së Kosovës është angazhuar në operacion kërkimi në rajonin e Malishevës me vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas kërkesës së bërë nga Kuvendi Komunal i Malishevës.

Ekipit e FSK-së të Kërkim-Shpëtimit në Male, gjithsejtë 18 pjesëtarë dhe njësia K-9 (njësia manovruese me qenë të stërvitur), janë në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me institucione tjera si dhe vullnetarë të shumtë.

Operacioni i kërkimit është në vlugun e tij dhe se FSK do të vazhdoj kërkimet më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme