Fundoset jahti 40 metërsh në Itali, publikohen pamjet dramatike

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Një superjaht afër 40 metra u fundos në brigjet e Italisë Jugore të shtunën. Por, fundosja ndodhi pasi anëtarët e rojës bregdetare italiane shpëtuan nëntë personat nga anija që po zhytej.

Shtypi italian këtë fundjavë raportoi se jahti motorik “My Saga” është fundosur në brigjet e Catanzaro Marina, derisa pamjet u publikuan sot.

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon varkën masive duke u zhytur në ujë përpara se të fundosej plotësisht.

Sky News raportoi se përkeqësimi i kushteve të motit e bëri të pamundur që një rimorkiator shpëtimi ta kthente jahtin në mënyrë të sigurt, raporton Gazeta Express.

Një hetim mbi atë që shkaktoi fundosjen e anijes është duke u zhvilluar.

Jahti u ndërtua në Itali në vitin 2007 sipas Super Yacht Times dhe po udhëtonte nga Gallipoli në Milazzo.

Të ngjashme