Gabon, ministri pësoi infarkt dhe vdiq derisa po mbahej mbledhja e kabinetit

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Gabonit, Michael Moussa Adamo, vdiq nga një sulm në zemër gjatë një takimi të kabinetit, sipas qeverisë dhe një burimi presidencial, raportoi AlJazeera.

62-vjeçari, i cili ishte aleat i presidentit Ali Bongo Ondimba, vdiq “me gjithë përpjekjet e specialistëve” për ta kthyer në jetë atë”, tha qeveria në një deklaratë të shkurtër të premten.

Një burim tha se ai nuk po ndjehej mirë që nga fillimi i takimit.

Moussa Adamo u dërgua në një spital ushtarak pa ndjenja.

Presidenti Bongo e përshkroi Moussa Adamon si “një diplomat i madh, një burrështetas i vërtetë”.

Të ngjashme