Gati 185 mijë vdekje nga Coronavirusi në botë

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Numri i vdekjeve të përgjithshme nga Coronavirusi në botë i është afruar shifrës prej 185 mijë.

Të paktën 183 441 persona kanë humbur jetën në pandeminë Coronavirus, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën ka arritur në më shumë se 2.6 milionë, raporton BBC.

ShBA-ja numëron më shumë se 842 000 raste dhe pothuajse 47 000 vdekje.

Mbretëria e Bashkuar ka më shumë se 134 000 raste dhe më shumë se 18 000 vdekje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme