Gazetari kosovar nuk lejohet të mbulojë takimin e Netanyahut pse është mysliman

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 20:10 | Nga

Gazetarit kosovar të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Associated Press, Nebi Qena, sot i është ndaluar të përcjellë një vizitë të princit William të Britanisë në rezidencën zyrtare të kryeministrit të Izraelit.

Qena është ndaluar në hyrje të rezidencës së Benjamin Netanyahut ku është pyetur për fenë e tij dhe për origjinën etnike duke bërë që ai të mos arrinte të përcillte ngjarjen, përderisa gazetarët e tjerë janë lejuar të hyjnë.

Ai ka thënë se është pyetur vazhdimisht nga rojat e sigurisë për “origjinën etnike” të tij.

“Associated Press e dënon këtë verifikim ashiqare etnik dhe fetar të një gazetari të AP’së dhe i bën thirrje zyrës së kryeministrit që të ndërpresë menjëherë këto praktika të anshme”, ka thënë Lauren Easton, drejtore për marrëdhënie me media të AP-së.

Të ngjashme