Ekonomia Online
FUNDIT

Gjakovari përfundon në pranga, po bashkëjetonte me një vajzë të mitur

Gjakovari përfundon në pranga, po bashkëjetonte me një vajzë të mitur

Një person është arrestuar në Gjakovë, ka bërë të ditur policia e Kosovës. Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se ky person, është arrestuar dje rreth orës 18:00, pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës, ishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur. I dyshuari është dërguar në mbajtje. […]

Një person është arrestuar në Gjakovë, ka bërë të ditur policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se ky person, është arrestuar dje rreth orës 18:00, pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës, ishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë, 20.07.2021 – 18:00. Me datë 21.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës femër kosovare (e mitur), kishin vendosur që të bashkëjetojnë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

Të ngjashme