Gjakovë, ngritën katër aktakuza për dhunë në familje

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se gjatë muajit nëntor, ka pranuar 5 raste të cilësuara si dhunë në familje.

Njoftohet se për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, dhe është caktuar masa e paraburgimit ndaj të gjithë të pandehurve, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Gjithashtu, gjatë muajit nëntor 2018, nga e njëjta Prokurori, janë ngritur 4 aktakuza dhe një propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik, për rastet e dhunës në familje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme