Gjendet gruaja, e raportuar si “e zhdukur” nga bashkëshorti – kishte braktisur fëmijën 1 vjeç

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prizren ka njoftuar se sot, rreth mesditës, si rezultat i përpjekjeve te pandërprera te hetuesve policorë, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve te duhura hetimore dhe pas publikimit te fotografisë ne rrjetet sociale, është arritur që të kontaktohet viktima e rastit Dorentina (Vllaznim) Gashi – Spahiu, e datëlindjes 08.04.1997 e cila ka qenë e raportuar nga familjaret e saj si “Person i Zhdukur“ qe nga data 09.11.2022.

Sipas njoftimit të policisë, Dorentina Gashi – Spahiu është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me te cilin bashkëjeton që nga data e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit.

Ajo është intervistuar nga ana e hetueseve policorë, prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bërë me vetëdëshirë, dhe se nuk është kanosur as detyruar nga askush.

Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me date 09.11.2022 ne momentin e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit, e len te braktisur fëmijën e saj, një vajzë njëvjeçare.

Te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë ne koordinim me Prokurorinë e Shtetit, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme