Gjendet një trup i pajetë në një autoservis në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur paraditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në një autoservis.

Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, saktësisht në një autoservis. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, deklaroi Ahmeti

Të ngjashme