Gjendet i vdekur personi i zhdukur në Kaçanik

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 15:27 | Nga

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në fshatin Biqecë Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Kaçanik është gjetur trupi i pajetë i viktimës i cili ishte raportuar si i zhdukur dhjetë ditë më parë.

“Me datën 28.06.2018 rreth orës 17:15 në pyll rreth tri kilometra mbi fshatin Biqecë të Kaçanikut është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull shqiptar”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme