Gjendja shëndetësore e Natanyahut është “e mirë” pas instalimit të një stimuluesi kardiak

Prishtinë | 23 Kor 2023 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Izraelit “do të mbetet nën vëzhgim mjekësor në departamentin e kardiologjisë”, njoftoi Spitali Sheba.

Ministri i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministri Yariv Levin do ta zëvendësojnë atë gjatë shtrimit në spital.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është në një gjendje “të mirë”, njoftoi Spitali Sheba, pas një operacioni kardiak gjatë natës.

Kryeministri 73-vjeçar i Izraelit u shtrua në spital për të vendosur një stimulues kardiak një javë pasi u dërgua me urgjencë në të njëjtën qendër shëndetësore.

“Ai do të qëndrojë nën vëzhgim mjekësor në repartin e kardiologjisë”, sqaron spitali Semba në njoftimin për shtyp të publikuar.

Të ngjashme