Gjermania i dhuron laborator të gjuhës gjermane FSK-së

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 13:19 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, z. Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën më në vizitë pune, zëvendësambasadorin e Gjermanisënë në Republikën e Kosovës, Jan-Axel Voss.

Zëvendësministri Latifi e falenderoi ambasadorin Voss, për ndihmat e vazhdueshme që Gjermania po jep për Kosovën dhe në kuadër të saj edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Latifi falenderoi edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat Ushtarake të Gjermanisë, të cilët po japin një koontribut të madh në profesionalizimin e FSK-së, përmes shkollimit, trajnimeve,pjesëmarrjes në ushtrime dhe seminare të pjesëtarëve të FSK-së dhe përmes donacioneve.

Gjithashtu, zëvendësministri Latifi dhe gjenerali Rama, me këtë rast e njoftuan zv.ambasadorin Voss,edhe me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së.

Nga ana e tij, zëvendës ambasadori gjerman Jan-Axel Voss, premtoi se do të angazhohet për vazhdimin dhe  thellimin e këtij bashkëpunimitë  mirë, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Pas takimit, në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të laboratoritmodern për mësimin e gjuhës gjermanepër pjesëtarët e FSK-së.

Në takim ishin prezent edhe zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, atasheu ushtarak i Gjermanisë në Kosovës, koloneli MartinHerrmanndhe këshilltari gjerman për Logjistikë në MFSK-së, nënkoloneli Michael Gierse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme