Gjermania paralajmëron kundër garës për ta riaktivizuar turizmin

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka paralajmëruar kundër rihapjes së destinacioneve turistike shumë shpejt, duke thënë se Evropa duhet të merret vesh për një rrugë të përbashkët për kthimin e lirisë së udhëtimit.

“Një garë evropiane për të parë se kush do t’i pranojë turistët i pari do të dërgonte në rreziqe të papranueshme”, tha Maas për gazetën “Bild am Sonntag”.

Ai iu referuar shkallës së lartë të infektimeve në qendrën austriake të skijimit në Ischgl, ku besohet se janë infektuar edhe shumë turistë gjermanë.

“Ne tashmë kemi provuar se çfarë mund të bëjë një grumbull infektimesh në një qendër të popullarizuar turistike në vendlindjet e turistëve. Kjo nuk duhet të ndodhë përsëri”, tha ai.

Qindra turistë nga Gjermania, Norvegjia dhe Islanda besohet të jenë infektuar në Ischgl, që ndodhet afër trekëndëshit kufituar mes Austrisë, Zvicrës dhe Italisë.

Autoritetet lokale janë akuzuar për masa të ngadalshme, sepse tani është e qartë se virusi është përhapur për shkak të kafeneve të ngarkuara në qendrat e ndryshme.

Qeveria austriake këtë javë e largoi karantinën në tri qendra skijimi, përfshirë edhe atë në Ischgl, duke i hequr masat para afatit të paralajmëruar më herët.

Të ngjashme