Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 19 viktima të Covid-19. Një ditë më parë ishin regjistruar 10 të vdekur. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi […]
Gjermania shënon rritje të shifrës ditore të vdekjeve nga Coronavirusi

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 19 viktima të Covid-19. Një ditë më parë ishin regjistruar 10 të vdekur.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 8,914.
Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 587 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 190,862, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express. Kjo shifër është më e lartë se 503 rastet e shënuara një ditë më pare.
Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të infektimeve, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja.
Mbi 1,500 punëtorë të një thertoreje në këtë shtet janë infektuar me Covid-19, duke i detyruar autoritetet lokale që të gjithë 6,500 punëtorët dhe familjarët e tyre t’i urdhërojnë për t’u vendosur në karantinë.
Vatrat e reja të përhapjes e kanë ngjallur frikën për një valë të dytë të përhapjes në vendin me ekonominë më të fuqishme në Evropë, ku shumë prej masave kufizuese tashmë janë larguar.

















