Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, po vazhdon gjobitjen e shoferëve për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe thyerjes së rregullave në trafik.

E një veprim të tillë e ka bërë së fundi në komunën e Ferizajt, derisa ka gjobitur shoferin i cili kishte vozitur me shpejtësi 146 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h, raporton Ekonomia Online.

Ndaj shoferit, Policia ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor
me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent-
shoferit.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 12.03.2024 rreth orës 21:52
në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt kanë ndaluar
shoferin S.G (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e
shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 80 km/h ka zhvilluar shpejtësi 146 km/h.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtës sipas ligjit të komunikacionit rrugor
me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent
shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të
respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla
rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton
qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë
menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro
Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme