Gjuriq e quan të rrezikshëm refuzimin e dialogut nga Kosova

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 11:13 | Nga

Beograd, 6 qershor – Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha sot se refuzimi i dialogut nga ana e Kosovës është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm, njësoj sikurse edhe mohimi i detyrimeve të marra, raporton RTS, transmeton Koha.net.

Siç është shprehur ai, qëndrimet e politikanëve të Kosovës që gjatë ditëve të fundit dëgjohen në Kosovë janë kundër dialogut dhe çojnë në rrugë pa krye.

Sipas RTS-së, shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi ka refuzuar ftesën e BE-së për të marrë pjesë në takimin e Brukselit këtë javë, që duhej të fokusohej në Asociacionin e Komunave Serbe, i cili ka deklaruar se Kosova nuk do të marrë pjesë në dialog deri sa Serbia të mos përmbushë marrëveshjet e Brukselit.

“Nergociatori kryesor i Prishtinës shpreh fjalë të pabesueshme ndaj të cilave askush nuk po reagon, ndonëse këtë do të duhej ta bënin shumë sish. Ai haptas dhe publikisht thotë se Prishtina nuk e ka fare ndërmend të zbatojë detyrimet që ka marrë dhe kështu dëshmon se autoritetet në Prishtinë mendojnë se absolutisht u lejohet çdo gjë”, ka thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme