Ekonomia Online
FUNDIT

Gjykata Kushtetuese pranohet si anëtare me të drejta të plota në Konferencën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese pranohet si anëtare me të drejta të plota në Konferencën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Konferencën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese (KEGJK). Vendimi u mor gjatë Takimit Përgatitor të Qarkut të Presidentëve të Kongresit të 20-të të KEGJK-së, i organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në Tiranë. Pranimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës […]

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Konferencën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese (KEGJK). Vendimi u mor gjatë Takimit Përgatitor të Qarkut të Presidentëve të Kongresit të 20-të të KEGJK-së, i organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në Tiranë.

Pranimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në këtë forum prestigjioz evropian u bë pas paraqitjes së kërkesës për anëtarësim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi. Në fjalën e tij, ai theksoi se synimi i Kosovës nuk ka qenë politik, por që Gjykata të marrë vendin e saj të merituar mes institucioneve që mbrojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut në Evropë.

KEGJK është themeluar në vitin 1972 dhe aktualisht përfshin 40 gjykata kushtetuese dhe supreme nga vende të ndryshme evropiane. Anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të sistemit kushtetues dhe rritjes së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Të ngjashme