Ekonomia Online
FUNDIT

Gjykata sllovake liron biznesmenin nga akuzat për vrasjen e gazetarit

Gjykata sllovake liron biznesmenin nga akuzat për vrasjen e gazetarit

Një gjykatë në Sllovaki ka vendosur të enjten se biznesmeni me ndikim në këtë shtet nuk është fajtor në rastin e vrasjes së gazetarit hulumtues, Jan Kuciak, ka bërë të ditur kryesuesi i trupit gjykues. Gjykata megjithatë e ka shpallur fajtor të akuzuarin tjetër rreth kësaj vrasjeje, por nuk ka gjetur prova se vrasja ishte […]

Një gjykatë në Sllovaki ka vendosur të enjten se biznesmeni me ndikim në këtë shtet nuk është fajtor në rastin e vrasjes së gazetarit hulumtues, Jan Kuciak, ka bërë të ditur kryesuesi i trupit gjykues.

Gjykata megjithatë e ka shpallur fajtor të akuzuarin tjetër rreth kësaj vrasjeje, por nuk ka gjetur prova se vrasja ishte urdhëruar nga biznesmeni Marian Kocner.

Kuciak, gazetari i vrarë më 2018, raportonte për proceset penale të biznesmenëve nga të cilët disa kanë qenë të lidhur me politikanë.

Trupat e vrarë të gazetarit dhe të dashurës së tij janë gjetur në shtëpinë e tyre në vendin Velka Maça, në lindje të kryeqytetit Bratisllavë.

Të ngjashme