Ekonomia Online
FUNDIT

Gjykata Themelore në Prizren cakton masë paraburgimi ndaj një të pandehurit për dyshim dhunimi ndaj të miturës

Gjykata Themelore në Prizren cakton masë paraburgimi ndaj një të pandehurit për dyshim dhunimi ndaj të miturës

Gjykata themelore në Prizren përmes një komunikate, ka njoftuar që i është caktuar masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale, dhunim. Konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës: 02.02.2021 […]

Gjykata themelore në Prizren përmes një komunikate, ka njoftuar që i është caktuar masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale, dhunim.

Konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës: 02.02.2021 deri me datën 04.03.2021.

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit N.K, për shkak të dyshimit se ka dhunuar një 17-vjeçare në Suharekë.

Sipas gjykatës, i dyshuari e ka shfrytëzuar rastin sa e mitura ka qenë e vetme në shtëpi për të hyrë atje, dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale.

Komunikata e plotë:

Fillimisht në orët e pasdites dhe sërish në orët e vona të mbrëmjes, brenda të njëjtës ditë, derisa viktima – e mitura, gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri e shfrytëzon momentin e volitshëm futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale,

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit N.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: dhunimi nga neni 227 par. 4 pika 4.8 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 02.02.2021 deri me datën 04.03.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit N.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se ditën kritike i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të dhunimit ndaj të dëmtuarës – e moshës së mitur, ashtu që:

– Fillimisht në orët e pasdites dhe sërish në orët e vona të mbrëmjes, brenda të njëjtës ditë, derisa viktima – e mitura, gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri e shfrytëzon momentin e volitshëm futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale,

– Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar, në vijim të procedurës duhet të dëgjohet, i pandehuri, dëshmitarët, po ashtu në këtë çështje duhet të mblidhen edhe provat të tjera, andaj është konstatimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm, dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale.

Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri parasysh edhe masat tjera alternative, por konsideron se të njëjtat nuk janë të mjaftueshme dhe të sigurta për sigurimin e prezencës së pandehurit në procedurë gjer në sqarimin e rrethanave për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë e posaçërisht kur hetimet në këtë çështje penale janë në fazën fillestare.

Të ngjashme