Ekonomia Online
FUNDIT

Goditet me bombë një depo armësh në Arabinë Saudite

Goditet me bombë një depo armësh në Arabinë Saudite

Rebelet Houthi të Jemenit thanë se kanë lëshuar një dron me bombë në Arabinë Saudite, që për objektiv kishin një aeroport të bazës ushtarake. Ky sulm u vërtetua edhe në mbretëria. Nuk ishte e qartë nëse kishte të plagosur apo cila ishte shtrirja e dëmit, njofton Klan Kosova. Kanali televiziv i lajmeve Houthis Al-Masirah tha […]

Rebelet Houthi të Jemenit thanë se kanë lëshuar një dron me bombë në Arabinë Saudite, që për objektiv kishin një aeroport të bazës ushtarake. Ky sulm u vërtetua edhe në mbretëria.

Nuk ishte e qartë nëse kishte të plagosur apo cila ishte shtrirja e dëmit, njofton Klan Kosova.

Kanali televiziv i lajmeve Houthis Al-Masirah tha të martën se sulmi shënjestroi aeroportin në Najran me një dron Qasef-2K duke goditur një depo armësh.

Najran, 840 km në jug të Rijadit gjendet në kufirin mes Arabisë Saudite dhe Jemenit dhe në mënyrë të vazhdueshme është i shënjestruar nga grupi Houthis.

Një deklaratë më herët e lëshuar nga agjencia shtetërore saudite citoi zëdhënësin e koalicionit Col të udhëhequr nga sauditët, Turki al-Maliki, të thoshte se grupi Houthis kishte tentuar të shënjestrojë një pjesë me civilë në Najran.

Al-Maliki paralajmëroi se do të kishte një “pengesë të fortë” ndaj sulmeve të tilla dhe e përshkroi Houthin si “milicitë terroriste të Iranit”.

Sulmet e ngjashme të Houthit në të kaluarën kanë shkaktuar raunde të sulmeve ajrore të udhëhequra nga sauditët në Jemen, të cilat janë kritikuar gjerësisht ndërkombëtarisht për vrasjen e civilëve.

Të ngjashme