Goditje e rëndë për Brazilin, Neymar humb ndeshjet e fazës së grupeve

Prishtinë | 25 Nën 2022 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Brazili ka marrë një goditje të madhe pas fitores me Serbinë me rezultat të pastër 2-0.

Ylli më i madh i Selecao, Neymar u largua nga loja 11 minuta para fundit të ndeshjes, pas një lëndimi të pësuar nga një ndërhyrje e ashpër e mbrojtësit kundërshtar.

Menjëherë dolën fotot ku shihej këmba e ënjtur e brazilianit, derisa sot ka ardhur lajmi i rëndë për Përfaqësuesen braziliane.

Neymar do të mbetet jashtë fushave të blerta në sfidat ndaj Zvicrës të hënën dhe ndaj Kamerunit që është e fundit në grupe.

Së paku kështu kanë njoftuar mediat braziliane, ku sulmuesi i Paris Saint Germain do t’i humbas së paku dy ndeshje.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Neymar do të rikthehet në fazën e eliminimit direkt, pasi kyçi i këmbës së tij dukej jashtëzakonisht keq.

Brazili arriti një fitore spektakolare ndaj Serbisë duke e dominuar nga fillimi deri në fund të ndeshjes.

Të ngjashme