GQ: Dua Lipa po i ndryshon rregullat e muzikës

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 13:05 | Nga

Këngëtarja shqiptare tashmë ka një një vit prej se ka lansuar albumin e saj të  parë, këngët e të cilit janë shndërruar në hite botërore.

Njëra prej revistave me te njohura ndërkombëtare ‘GQ’ ka shkruar një artikull për këngëtaren në të cilën vlerëson lart talentin dhe suksesin e saj, ku ndër të tjera në artikullin e saj  shkruan  se “Dua Lipa është duke i ndryshuar rregullat e muzikës Pop”.

Revista “GQ”,  Duan e cilëson  si një fenomen  e cila për  një kohë të shkurtër me muzikën e saj të cilën ajo e shkruan vetë arriti të marrë zemrën e publikut, ne veçanti  me hitin e saj “New Rules”, të cilin duket se  nuk ka njeri që nuk e ka dëgjuar.

Në intervistën e realizuar nga “GQ”, Lipa është  pyetur se a i ka rastisur të dëgjojë këngët e saj në radio dhe si është ndier në ato momente.

Dua ndër të tjerash tregon se për herë të parë në radio kishte dëgjuar këngën e saj “Be the One” dhe se është ndier shumë e emocionuar, madje, ajo thotë se edhe pse ka kaluar kohë dhe që shumë shpesh tashmë i bie që t’ië dëgjoj këngët e saj, ajo gjithmonë ndihet e emocionuar.

Dua po ashtu ka treguar se ndihet shumë e lumtur për sukseset e arritura deri më tani dhe se zhanri i muzikës pop edhe pse ka ndryshuar ndër vite, vazhdon të jetë më i preferuari tek ajo dhe se do të vazhdojë të punojë rreth projekteve të reja.


Dua Lipa Made Her Dreams Come True With Chris Martin’s Help

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme