Grabitën çantën me 8 mijë euro në Deçan, policia arreston vetëm tre nga të dyshuarit

Danger on the road. Blue flasher on the police car at night.
Prishtinë | 24 Jan 2019 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, pas një pune intensive ka arritur që këtë të enjte të arrestojë tre persona të dyshuar të cilët ngarkohen për veprën penale ‘grabitje e armatosur’, të cilën e kryen në Deçan të martën që e lëm pas.

Veç tre të arrestuarve, Policia e Kosovës për rajonin e Pejës bënë të ditur se edhe dy persona të tjerë të dyshuar në lidhje me grabitjen e çantës e cila kishte rreth 8 mijë euro brenda, gjenden në arrati, njofton Klan Kosova.

”Ju informojmë se me datën 22 janar 2019, në një parking të një qendër tregtare në Deçan ka ndodhur ‘grabitje e armatosur’.

Policia e Kosovës me të marrë informatën ka shkuar në vendngjarje, ku ka takuar viktimat e rastit, sipas tyre derisa ishin duke dërguar pazarin ditor në bankë, nga një veturë e tipit Pasat me targa vendore ka dalë i dyshuari me armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 8000 euro (tetë mijë euro), duke u larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 24 janar 2019 ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë 3 (tre) persona të dyshuar për ‘grabitje të armatosur’ dhe 2 (dy) persona të dyshuar të cilët gjenden në arrati, në kërkim policor.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:

 B. K. i lindur 1992 m/k/sh

 F. B. i lindur 1992 m/k/sh

 G. S. i lindur 1995 m/k/sh

Gjatë bastisjes tek i dyshuari i parë janë sekuestruar si prova materiale një armë e tipit ‘Zoraki M 906-B’ dhe vetura e tipit Pasat me targa vendore e cila dyshohet se ka qenë e involvuar në rast.

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”.

Të ngjashme