Pak minuta më parë hajnat kanë bastisur me armë një pikë të MoneyGram-it në qendër të Mitrovicës. Kështu kanë bërë të ditur mediat lokale në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes shihen xhamat e thyer të lokalit, ndërsa aty kanë arritur edhe ekipet e Policisë së Kosovës. Policia ka rrethuar me shiritë vendin e ngjarjes ndërsa […]
Grabitje e armatosur në një pikë të MoneyGram në Mitrovicë

Pak minuta më parë hajnat kanë bastisur me armë një pikë të MoneyGram-it në qendër të Mitrovicës.
Kështu kanë bërë të ditur mediat lokale në Mitrovicë.
Në vendin e ngjarjes shihen xhamat e thyer të lokalit, ndërsa aty kanë arritur edhe ekipet e Policisë së Kosovës.
Policia ka rrethuar me shiritë vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk dihet nëse grabitësit kanë arritur të vjedhin ndonjë shumë parash.
















