Guterres, thirrje për ndaljen e luftimeve në Sirinë veriperëndimore

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres po bën thirrje për ndaljen e menjëhershme të luftimeve në Sirinë veriperëndimore ku një ofensivë qeveritare, ka detyruar dhjetëra-mijëra vetë të lënë shtëpitë e tyre javën e fundit.

Një zëdhënës i Guterres tha të hënën se është “i alarmuar nga shkalla e operacioneve ushtarake dhe sulmet përgjatë rrugës së evakuimit, ndërsa civilët përpiqen të shkojnë në veri, për t’iu shmangur rrezikut”.

Qeveria siriane po përpiqet që të rimarrë kontrollin e provincës Idlib, zona e fundit që mbetet nën kontrollin e kryengritësve nga lufta civile që filloi në vitin 2011. AMA dhe AKEP shndërrohen në gjykata

Të ngjashme