Hahn: Ngecja e dialogut me Kosovën nuk bën ta ndalë integrimin evropian të Serbisë

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka deklaruar sot në Beograd se i vjen keq që dialogu Serbi-Kosovë po ngec, porse kjo, sipas tij, nuk bën të jetë arsye për ndalimin e procesit të integrimit evropian të Serbisë.

“Më vjen shumë keq që dialogu është ndalë, kjo nuk është gjë e mirë. Nuk ka arsye dhe do të ishte befasi që të ndalet çdo gjë vetëm për shkak se dialogu është në ngecje”, ka thënë Hahn në konferencën e përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, përcjell agjencia serbe lajmeve beta.

Hahhn ka shtuar se po vazhdojnë përgatitjet për hapjen edhe të një kapitulli në bisedat për anëtarësim të Serbisë në BE.

Mbrëmë Hahn është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme