Hajni vjedh dhe sulmon punëtorët e një furrë buke

Gjakovë | 24 Shk 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se një vjedhje ka ndodhur në Gjakovë, të premten rreth orës 22:00

Dy viktima, një mashkull dhe një femër kosovarë shqiptarë, kanë raportuar se derisa kishin qenë duke punuar në furrë, një person i panjohur dhe i maskuar u kishte grabitur një çantë dore me një shumë parash dhe në ikje duke sulmuar fizikisht viktimën mashkull i kishte rënë çanta me para dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një biçikletë dhe një sopat të cilat dyshohet se i kishte lënë i dyshuari.

Rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme